Neni 1Përshkrimi i përgjithshëm i shërbimit
Posta SPEED POSTA SH.P.K, NUI: 811300863, ofron shërbime postare: ekspres dhe derë më derë (korrier) për persona fizikë dhe juridikë, duke përfshirë pranimin, përpunimin, transportin dhe shpërndarjen e dërgesave brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës.
Neni 2Pranimi i dërgesave
- Dërgesat pranohen mbi bazë kërkese ose marrëveshjeje me klientin.
- Klienti është i obliguar të sigurojë:
- adresë të saktë dhe të plotë të marrësit,
- përmbajtje të ligjshme,
- paketim të përshtatshëm sipas natyrës së dërgesës.
- Ofruesi i shërbimit nuk pranon dërgesa që janë të ndaluara me ligj ose që paraqesin rrezik për sigurinë publike.
Neni 3Transporti dhe shpërndarja e dërgesave
- Ofrues i shërbimit realizon bartjen/transportin dhe shpërndarjen e dërgesave përmes rrjetit të saj operativ.
- Shpërndarja kryhet vetëm në adresat e specifikuara saktë nga dërguesi.
- Dorëzimi i dërgesave postare do të bëhet në përputhje me standardet e vendosur nga ARKEP si në vijim:
- Brenda qytetit 12–24 orë
- Brenda regjionit 24 orë
- Brenda territorit të Kosovës 48 orë.
- Ofruesi i shërbimit angazhohet të përmbushë standardet e cilësisë për shpërndarjen e dërgesave postare në përputhje me Rregulloren 41, përkatësisht D+1: 95% e dërgesave, D+2: 5% e dërgesave.
- Ofruesi i shërbimit postar mundëson gjurmimin elektronik të dërgesave postare nga momenti i pranimit deri në dorëzim (end-to-end tracking).
Neni 4Mënyrat e dorëzimit
- dorëzim personal (derë më derë),
- dorëzim me nënshkrim (dërgesa të regjistruara),
- dorëzim tek person i autorizuar në adresë,
- dorëzim me njoftim për tërheqje në pikë shërbimi,
- dorëzim në zyrat/pikat e tij.
Ofruesi i shërbimit siguron dëshmi të dorëzimit dhe monitoron procesin e shpërndarjes.
Neni 5Kushtet e ofrimit shërbimit
- Shërbimet ofrohen në bazë të autorizimit të përgjithshëm nga ARKEP.
- Marrëdhënia me klientin rregullohet përmes kontratës ose këtyre kushteve të përgjithshme.
- Orari i punës:
- E hënë – e premte: 08:30 – 17:00
- E shtunë: 08:30 – 13:30
- Pas ofrimit të shërbimit, klientit i lëshohet faturë fiskale dhe raport i detajuar.
- Ofruesi i shërbimit garanton mbrojtjen e të dhënave personale dhe konfidencialitetin e dërgesave në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Neni 6Pagesat dhe tarifat
- Tarifat për shërbimet postare përcaktohen në mënyrë transparente, jo-diskriminuese dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Çmimet bazohen në faktorë si:
- Lloji i dërgesës: dokumente, pako të vogla, pako të mesme, pako të mëdha.
- Pesha dhe dimensionet: pako e vogël deri 1 kg, pako e mesme 1 kg deri në 5 kg, pako e madhe deri në 5 kg ose me dimensione të mëdha (jashtë standardit).
- Destinacioni: Kosovë (çmimet vlejnë për të gjithë territorin e Republikës së Kosovës).
- Urgjenca e shërbimit: shërbim ekspres (brenda 8 orëve) — tarifë shtesë sipas marrëveshjes.
- Shërbimet shtesë: pagesë në dorëzim, shërbime të tjera sipas kërkesës së klientit.
- Lista e tarifave publikohet dhe vihet në dispozicion të klientëve përpara përdorimit të shërbimit.
- Ofruesi i shërbimit rezervon të drejtën për përditësimin e tarifave me njoftim paraprak, në përputhje me rregullat e ARKEP.
- Faturimi bëhet në baza mujore ose sipas marrëveshjes dhe përfshin të gjitha detajet e shërbimit (mund të specifikohet ndryshe nga operatori).
- Pagesat mund të realizohen përmes bankës ose formave të tjera të pranueshme.
Neni 7Përgjegjësia dhe kompensimi
- Ofruesi i shërbimit është përgjegjës për humbje, dëmtim ose vonesë të dërgesave kur këto shkaktohen nga neglizhenca e saj.
- Ofruesi i shërbimit nuk mban përgjegësi në rastet kur:
- dërgesa nuk është ambalazhuar siç duhet,
- përmbajtja është e ndaluar,
- dëmi shkaktohet nga dërguesi ose marrësi,
- ndodhive dhe rrethanave të forcës madhore.
- Kompensimi bëhet në përputhje me kufijtë e përcaktuar nga legjislacioni në fuqi dhe rregullat e ARKEP.
Neni 8Forca madhore
- Forcë madhore konsiderohet çdo rrethanë e jashtëzakonshme jashtë kontrollit të Postës (fatkeqësi natyrore, luftë, vendime shtetërore, etj.).
- Në këto raste:
- shërbimi mund të pezullohet përkohësisht,
- ofruesi i shërbimit nuk mban përgjegësi për vonesa apo dëme,
- klientët njoftohen kur është e mundur.
- Ofruesi i shërbimit ndërmerr masa për rifillimin e shërbimeve sa më shpejt pas përfundimit të këtyre rrethanave.
Neni 9Ankesat dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve
- Klientët kanë të drejtë të paraqesin ankesa brenda afatit ligjor sipas legjislacionit në fuqi.
- Ofruesi i shërbimit është i obliguar të hartojë dhe publikojë procedurat për trajtimin e ankesave në faqen zyrtare.
- Ofruesi i shërbimit është i obliguar të përgjigjet brenda 15 ditëve.
- Palët synojnë zgjidhje mosmarrëveshjeve me mirëkuptim.
- Në rast mosmarrëveshjeje eventuale, klienti ka të drejtë t'i drejtohet ARKEP.
- Ofruesi i shërbimit do t'i përgjigjet ARKEP-it në çdo kërkesë dhe ankesë lidhur me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Neni 10Dispozita përfundimtare
Këto rregulla dhe kushte janë të detyrueshme për të gjithë përdoruesit e shërbimeve postare dhe publikohen në përputhje me kërkesat ligjore për transparencë dhe mbrojtje të konsumatorit.
